Gjosha: Po cënohet imazhi i Shqipërisë

 

Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha në një prononcim për televizionin “A1 Report”, ka folur për situatën e krijuar për shkak të largimeve në masë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ministrja e Integrimit i ka bërë thirrje që qytetarët mos të largohen pasi jo vetëm nuk do të përfitojnë azil, por prishin edhe imazhin e vendit.

Më lejoni që unë të bëj një apel sot. Të gjithë shqiptarëve që tentojnë të kalojnë kufirin për vendet e zhvilluara evropiane me mendimin që mund të kërkojnë azil.

Kjo është diçka që nuk mund të ndodhë. Shqipëria duhet ti jap fund kësaj historie sepse asgjë e mirë nuk i pret përveçse një kthimi në vendin e tyre sërish dhe përveç të tjerave dhe penaliteteve të cilat vendosen nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Çdo gjë e tillë e cënon Shqipërinë, çdo mesazh i tillë e cënon Shqipërinë kështu që unë do t’i lutesha që të gjithë së bashku ashtu siç kemi aspiratën për ta çuar Shqipërinë përpara në procesin e integrimit, të bëhemi sërish njësh dhe të mos e lëmë vendin sepse t’ju them të drejtën është shumë shqetësuese për mua dhe për të gjithë, jo vetëm Brukselin por edhe vendet anëtare ku Shqiptarët largohen”, është shprehur Gjosha.

Në lidhje me diskutimin se mund të ketë një rikthim të regjimit të vizave me vendet e BE, ministrja sqaron se nuk ka asnjë sinjal se vendi rrezikon rikthimin e regjimit të vizave, por pavarësisht kësaj duhet kujdes.

Në këtë momente që ne flasim nuk ka pasur diçka konkrete të lidhur me vizat nga Bashkimi Evropian por gjithmonë ka një mesazh të fortë që vjen që ne duhet të jemi tepër të kujdesshëm kur bëhet fjala për të kërkuar azil”, ka thënë Gjosha.

SHKARKO APP