Gjuetarët mblidhen në Krastë, protestë ndaj qeverisë për moratoriumin

Gjuetarë nga e gjithë Shqipëria protestuan sot paradite kundër moratoriumit të gjuetisë, që është vendosur nga qeveria. Ata u mblodhën në Kodër Krastë të Elbasanit dhe nënshkruan një peticion drejtuar Kryeministrit Rama, ministrit të Mjedisit Lefter Koka, Kuvendit dhe Ambientalistëve. Per gjuetarët zgjatja e moratoriumit është duke dëmtuar rëndë këtë aktivitet të ligjshëm në Shqipëri.

Gjuetarët kërkojnë jo vetëm të mos zgjatet moratorium, por të çelet sezoni i gjuetisë më 1 shtator të këtij viti. Ndryshe ata kanë kujtuar se ky është një vit elektoral i cili në radhë të parë rëndon mbi vetë ligj-vënesit. Gjuetarët theksuan se, nëse kërkesat nuk merren në konsideratë atëherë protestat do të përshkallëzohen në Tiranë dhe në mbarë vendin. Pak kohë më parë kryeministri Rama ishte në Divjakë dhe tha se moratoriumi i vendosur fillimisht për dy vite do të shtyhet për më shumë, me qëllim që të mbrohen kafshët e egra.     

SHKARKO APP