Gjuta: Telefonin e shita për 2500 mijë lekë, ja identikiti i blerësit

Sipas dëshmisë së Emirjon Gjutës, telefonin e llojit "Nokia 16-16" të përdorur te rruga “Muhamet Gjollesha” ja ka shitur një personi te tregu i telefonave për 2500 mijë lekë.Gjuta tha para hetuesve se personi i cili e bleu telefonin ishte rreth 30-35 vjeç me trup të mesatar dhe flokë të shkurtra dhe i pa maskuar. Sipas Gjutës personi i cili bleu telefonin kishte dialekt tosk. Telefoni u ble në datën 8 Shkurt 2015. Emirjon Gjuta u ka thënë hetuesve se është në gjendje ta njohë blerësin nëse e sheh sërisht.

Për shkak të mungesës së një kamera ballore në kryqëzimin e rrugës Çamëria me rrugën “Ibrahim Rugova” nuk është arritur të kapet momenti i shitjes së telefonit në rrugë, ka bërë që policia të mbajë ende nën pranga Emirjon Gjutën, i cili është një shitës ambulant telefonash në zonën pranë postës.

23-vjeçari pritet të dalë mëngjesin e së hënës para gjykatës së krimeve të rënda për vlerësim të masës së sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familiarët e Emirjon Gjutës kanë thënë se djai i tyre po mbahet kot në polici pasi nuk ka asnjë lidhje me shpërthimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?