Gjykata e Elbasanit lë në burg bisnesmenin e kriptomonedhave Faruk Fatih Ozër

Gjykata e Shkalës së Parë të Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit për arrest me burg për shtetasin turk, Faruk Fatih Ozër. Gjyqtari i çështjes ishte Elis Dine ndërsa prokuror Kreshnik Ajazi.

Mësohet se në seancën me dyer të mbyllura, bosi turk i kriptomonedhave kërkoi që të mos e ekstradojnë në Turqi me pretendimin se atje i rrezikohet jeta.

“Sulm politik ndaj meje, mos më ekstradoni në Turqi, më rrezikohet jeta”, është shprehur ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë avokatja e Ozer, ka deklaruar se ai nuk është personi përgjegjës për ato që e akuzojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Humbja e qytetarëve është 20 mln $ dhe jo 2 mld $, gjysma e tyre i ka marrë paratë aktualisht”, ka deklaruar ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?