Gjykata e Korçës: Burg për jetë vrasësit të katërfishtë

Gjykata e Korçës pranoi kërkesën e prokurorisë së këtij rrethi dhe dënoi me burgim të përjetshëm autorin e një vrasje të katërfishtë, që tronditi qytetin juglindor rreth një vit më parë. Ngjarja e rëndë ndodhi  në Gjonomadh, në janar të vitit të shkuar. Avokati i Bashkim Latollarit, që u dënua sot, pretendoi sërish para gjykatës një masë më të lehtë, me arsyetimin se autori ishte i shokuar në momentin e krimit, ngaqë e dashura i kishte mohuar atësinë e fëmijës, por vendimi i gjykatës ishte në përputhje me kërkesat që ngriti prokuroria. Viktima “të çmendurisë” së Latollarit mbetën dy çifte bashkëshortësh, Daniela e Belimon Meçollari, si dhe Rexhep e Valentina Metellari. I akuzuari Bashkim Latollari, para se të merrej vendimi, kërkoi që të mos kishte media në sallë, gjë që u pranua nga gjykata. 

SHKARKO APP