Gjykata e Koresë së Jugut lëshon urdhërarrest për presidentin Yoon Suk Yeol
Një gjykatë e Koresë së Jugut ka lëshuar një urdhërarresti për presidentin Yoon Suk Yeol, thanë sot hetuesit, duke bërë që qindra mbështetës të mblidheshin në portat e rezidencës së tij private.
Hetuesit që po hetonin Yoon për deklaratën e tij të ligjit të luftës më 3 dhjetor kërkuan urdhër pasi ai nuk u paraqit për t’u marrë në pyetje për herë të tretë.
Nga mesi i pasdites së së martës turmat ishin jashtë shtëpisë së tij duke mbajtur pankarta dhe flamuj të Koresë së Jugut, duke brohoritur: “Ligji ushtarak ligjor! Fajësimi i pavlefshëm!”
“Urdhërarresti dhe urdhri i kërkimit… u lëshuan këtë mëngjes”, tha në një deklaratë Shtabi i Përbashkët i Hetimit që drejton hetimin ndaj Yoon.
Është e paqartë nëse hetuesit dhe policia do të jenë në gjendje të ekzekutojnë arrestimin, pasi Shërbimi i Sigurisë Presidenciale (PSS) që ruan Yoon ka refuzuar më herët të respektojë urdhrat e kërkimit.
Ekipi ligjor i Yoon e përshkroi urdhrin e arrestimit si “të paligjshëm dhe të pavlefshëm” dhe është zotuar të aplikojë për një urdhër për ta anuluar atë.//a.i/