Gjykata e Lartë: Arrest shtëpie për Tom Doshin dhe Mark Frrokun (FOTO- VIDEO)
Gjykata e Lartë vendosi sot masën e sigurisë "arrest shtëpie" për deputetin Tom Doshi dhe Mark Frroku. Vendimi u dha sot lidhur me akuzat për kallzim të rremë dhe kërcënim. Vendimi për Doshin u dha në orën 16:40. Deputeti ka dalë i buzëqeshur nga gjykata. Ndërkohë që ka pasur mjaft familjarë dhe të afërm të Doshit që kanë duartrokitur në momentin e daljes tij nga ambientet e gjykatës.
Avokati i Mark Frrokut tha se masa e sigurisë për akuzat e prokurorisë nuk duhet të ishte as arrest shtëpiak. Avokatit Saimir Visha tha se prokuroria nuk dha asnjë provë për akuzat dhe për pretendimet që ka ngritur Tom Doshi. Ndërkohë që brenda seancës prokurori i çështjes tha se “Frroku është person me rrezikshmëri të lartë dhe duhet të qëndrojë në burg”.
Pas daljes nga Gjykata e Lartë, Mark Frroku bëri vetëm një koment të shkurtër për mediat. “Drejtësia vendosi” tha ai. Ndryshe nga momenti i hyrjes në gjykatë, ku ishte i prangosur, gjatë daljes, Mark Frroku nuk ka pasur duart të lidhura. Ndërsa për këtë çështje u la me arrest shtëpie, Frroku duket se do të përballet sërish me Gjykatën për një tjetër akuzë. Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Kuvendit lejen për arrestimin e Mark Frrokut lidhur me një vrasje të ndodhur në Belgjikë disa vite më parë. Kuvendi pritet të mblidhet nesër për të dhënë autorizimin për arrestimin e Frrokut.
Deputetët Tom Doshi dhe Mark frroku janë paraqitur në Gjykatën e Lartë në Tiranë për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tyre. Seanca në Gjykatën e Lartë nisi rreth orës 13:00. I pari që ka mbërritur në gjykatë ishte deputeti Mark Frroku, i cili është shfaqur me pranga në duar dhe i shoqëruar nga rreth 10 punonjës policie të repartit special Shqiponja.
Pak minuta më pas në Gjykatën e Lartë është shoqëruar edhe deputeti Tom Doshi, i cili në dallim nga Frroku nuk ka pasur pranga në të dy duart, por vetëm pranga në dorën e djathtë. Edhe shoqërimi i deputetit të Shkodrës është bërë nga vetëm dy punonjës policie.
Gjykata e Lartë hodhi shortin mëngjesin e sotëm, ku u përcaktuan 5 gjyqtarët që do të vlerësojnë masën e sigurisë ndaj dy deputetëve. Relatori i cështjes ndaj dy deputetëve do të jetë Guxim Zenelaj.
Ndaj deputetit Frroku, Prokuoria ka kërkuar nga Kuvendi një tjetër vendim arresti për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të nga drejtësia belge.
Frroku ka komunikuar me familjarërt duke u thënë se: “Nuk duhet të tremben nga prangat e Llallës dhe të kosit”. Seanca e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë ëhtë zhivlluar me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.
VIDEO-Doshi në Gjykatën e Lartë
VIDEO-Frroku në Gjykatën e Lartë
KOHA JONË SONDAZH

