Gjykata e Lartë, gati 4 emra – Llagami: Sfidë rikthimi i besimit. Muharremaj: Hija e politikës ende mbi gjyqësor

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka mbledhur të mërkurën të gjithë donatorët që kontribuojnë në sistemin e drejtësisë përmes asistencës apo ekspertizës për të përcaktuar strategjitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Kreu i Këshillit, Naureda Llagami, tha se prioritet në të ardhmen do të jetë rikthimi i besimit të qytetarëve te gjyqësori, te standardet dhe tek aksesi për qytetarët.

Anëtari i KLGJ, Erjon Muharremaj, njëherësh edhe i ngarkuari për marrëdhëniet me publikun, tha se gjyqësori ende rrezikohet nga hija e politikës. Ndërkohë që bëri me dije se KLGJ ka gati katër kandidatura për Gjykatën e Lartë, të cilat do të dërgohen për dekretim nga Presidenti.

Mes donatorëve të sistemit të drejtësisë renditen selitë më të rëndësishme diplomatike të atashuara në Tirana, ashtu si dhe disa prej organizatave më të mëdha ndërkombëtare.

SCAN

SHKARKO APP