Gjykata e Lartë: Ja çfarë u diskutua në takimin me ambasadorët Lu e Vlahutin

Gjatë ditës së sotme Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori organizoi një takim me anëtarë të Këshillit Ekzekutiv të K.GJ.K. dhe kryetarë të gjykatave në vend. Në këtë takim ishin të ftuar edhe Ambasadori i SH.B.A.-së në Tiranëm. Donald Lu, Ambasadorja e BE-së Znj.Romana Vlahutin, Kreu i Misionit Euralius IV Z. Ranier Deville si dhe Drejtuesi i Misionit OPDAT Z. Jon Smibert.

“Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me procesin e reformës në drejtësi si dhe zhvillimet e pritshme në këtë drejtim. Takimi u përshkua nga një frymë e shëndoshë diskutimesh dhe debatesh. Në të u theksua rëndësia e nevojës për reformë dhe u shpreh gaditshmëria e komunitetit të gjyqtarëve për të bashkëpunuar në implementimin e saj. Në thelb kjo reformë duhet të ketë në fokus forcimin real të pavarësisë së sistemit gjyqësor, rritjes së efektivitetit dhe performancës së tij, luftës kundër fenomeneve negative, veçanërisht kundër korrupsionit, etj”,- njoftoi Gjykata e Lartë.

Gjatë diskutimeve, u theksua se ekzistojnë probleme serioze që kanë të bëjnë me cilësinë e vendimeve; kushtet e punës; zvarritja e proceseve gjyqësore; niveli i ulët i besimit të publikut te drejtësia; disiplina dhe etika profesionale, etj. Duhet të jenë pikërisht këto fenomene që kjo reformë duhet të adresojë dhe korrigjojë duke mbajtur parasysh respektimin e standardeve ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyqtarët vunë në dukje se suksesi i kësaj reforme lidhet me nevojën për gjithëpërfshirje dhe një konsensus sa më të gjërë, në mënyrë që ajo të prodhojë rezultatë pozitive, të jetë e qëndrueshme në kohë dhe efektive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesëmarrësit në këtë tryezë shkëmbyen ide dhe paraqitën opinione për aspekte të veçanta që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese si dhe implementimin e tyre në të ardhmen, nëpërmjet legjislacionit zbatues që do të miratohet mbi bazën e këtyre amendamenteve.

Gjithashtu edhe të ftuarit sqaruan efektet përmirësuese që priten të arrihen nga kjo reformë duke paraqitur vizionin e tyre, si dhe duke siguruar vullnetin e tyre të palëkundur dhe asistencën e vazhdueshme për realizimin me sukses të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?