Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Alfred Belerin
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykatat e Posaçme për eurodeputetin, Alfred Beleri i fajësuar për korrupsion në zgjedhje teksa kandidoi për Bashkinë e Himarës në vitin 2023. Një Kolegj Penal vlerësoi të mos pranojë rekursin e bërë nga Beleri, i cili kërkoi shfuqizim të vendimeve të Shkallës së Parë dhe Apelit të Poscëm, duke pretenduar pafajesi.
Mes vendimit të saj, Gjykata e Lartë konfirmoi dënimin me 2 vjet burg ndaj Beleri. I pandryshuar mbeti edhe dënimime burg, i konvertuar në 3 vjet Shërbim Prove për të bashkëpandehurin e tij, Pandeli Kokaveshi.
Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të majit 2023, si i dyshuar për “korrupsion në zgjedhje”. Ai u hetua dhe gjykua në masëne sigurisë ”arrest në burg”, masë nga e cila u lirua me kusht në shtator 2024, pas gati 16 muajsh në qeli. Teksa vuante dënimin, ai u zgjodh eurodeputet në Greqi nga partia “Demokracia e re” të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
KOHA JONË SONDAZH

