Gjykata e Lartë pezullon ndërtimin e pallateve tek diga e Liqenit Artificial
Gjykata e Lartë pranon kërkesën e bashkisë dhe pezullon ndërtimin e pallateve tek diga e Liqenit Artificial.
Duke iu referuar burimeve nga gjykata mësohet se kjo gjykatë ka pranuar kërkesën e bashkisë e cila kërkoi pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ i cili urdhëronte pezullimin e bllokimit të punimeve për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe të shumëpërfolur tek diga e Liqenit Artificial dhe i jepte të drejtë kompanisë së ndërtimin ‘Gener 2’.
Bashkia dhe kompania e ndërtimit vijojnë prej ditësh betejën ligjore për kompleksin me 5 pallate 17 katëshe nën Digën e Liqenit.
Bashkia është kundër ndërtimit të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

