Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të Posaçëm për ish-prokurorin Aurel Zarka
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të GJKKO-së për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarkën, i cili ndryshe nga Gjykata e Posaçme kërkonte rikualifikimin e veprës penale si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Përmes një njoftimi bëhet e ditur se Gjykata ka dërguar çështjen për rishqyrtim me një trup tjetër gjykues. Zarka bëri rekurs vendimin që i prishi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg në shkallë të parë duke kërkuar rëndim të veprës penale si grup i strukturuar kriminal, me argumentin se nuk mund t’ia rëndonte situatën penale.
Zarka u shpall fajtor për akuzat “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, për dosjen ‘Toyota Yaris’.
KOHA JONË SONDAZH

