Gjykata e Lartë rishikoi praktikën e arrestit, Spahiu: Vendim historik, burgjet janë mbushur me të paraburgosur

Gjykata e Lartë vendosi rishikimin e praktikës gjyqësore të masës së arrestit me burg. Kolegjet e Bashkuara të gjyqtarëve qartësojnë se vendimet e gjykatave për masat e sigurisë duhet të jenë të arsyetuara, pse duhet ”arrest me burg” në vend të një mase alternative. Sipas gjyqtarëve të lartë, duhet të argumentohet me prova se pse duhet vazhduar një masë arrest me burg dhe jo e kundërta, si edhe rrezikshmëria e një personi të akuzuar që sjell automatikisht “arrestin me burg” nuk mund të caktohet vetëm nga vepra penale.

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se edhe pse ky është një vendim historik, sipas tij duhet të ishte marrë më herët, pasi burgjet shqiptare janë mbushur me të paraburgosur për vepra penale “ordinere”, siç i cilëson ai. Për të ky vendim nuk është zgjidhje përfundimtare nëse Kuvendi nuk ndërhyn për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

”Duhet të ishte bërë më herët kur burgjet shqiptare ishin të mbushur plot me të paraburgosur për vepra ordinere, shpesh herë edhe kundërvajtje, mijëra shqiptarë presin në paraburgim për vite me radhe për shkak të vonesave në proceset gjyqësore, mosrespektimit të aftëve. Jo vetëm Gjykata e Lartë, por edhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të kishte reaguar më shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vjen nga sensibilizimi politik dhe ndonëse ndërhyrja është e drejtë, rekomandimet janë ligjore, hapja e një praktike nga Gjykata e Lartë do përmirësojë pjesërisht reflektimin për dhënien e masave të sigurimit, kjo e nuk e zgjidh përfundimisht. Duhet ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale, Gjykata e Lartë ka dhënë rekomandime për mënyrën e praktikës dhe arsyetimit që duhet të japin gjykatat apo kërkesat që duhet bëjnë prokurorët për dhënien e masës më shtrënguese të arrestit me burg, por s’mund të ndryshojnë rrethanat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kodi i Procedurës Penale orienton procesion dhe detyron gjykatat për rastet në të cilat jepet arresti me burg. Reflektimi nuk mund të bëhet vetëm kur politika frikësohen nga arresti me burg. Sensibiliteti ndërkombëtar apo debati mediatik është hapur se janë rënduar masat e arrestit me burg për politikanët jo se burgjet ishin mbushur plot. Është ndërhyje e drejtpërdrejtë, jo në kohën duhur dhe s’do ta përmirësojë procesin penal dhënien e masave të arrestit”, thekson Spahiu në Report Tv.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?