Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për liri: Shukri Xhelili mbetet në burg
Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Shukri Xhelilit për lirimin nga burgu duke e lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për ish- kryebashkiakun.
Xhelili përmes avokatëve kërkoi që deri në fund të hetimeve të qëndronte në masë detyrim paraqitje, por kërkesa u refuzua nga trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë.
Ndërsa dje Shukri Xhelilit iu refuzua nga Gjykata Kushtetuese edhe kërkesa për rikthimin në detyrë pas shkarkimit. Shukri Xhelili akuzohet se i kërkoi favore seksuale një vajze për një vend pune në bashkinë e Dibrës.
KOHA JONË SONDAZH

