Gjykata e Londrës dënon me 22 vite burg 3 azilantë shqiptarë
Aktualitet E Shtunë, 1 Maj 2021 22:08
Kishin krijuar një “Perandori droge”
Një gjykatë në Londër dënoi me 22 vite burg në total, 3 trafikantë shqiptarë droge. Ata u arrestuan në 4 korrik të këtij viti, teksa transportonin kokainë me vlerë mbi 1.5 milionë Euro. Shqiptarët kishin hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, ku kishin kërkuar azil.
Një gjykatë në Londër dënoi me 22 vite burg në total, 3 trafikanë shqiptarë të lëndëve narkotike. Ata u shpallën fajtorë si drejtues të një grupi të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, që mediat britanike e kanë etiketuar si një perandori të kokainës dhe kanabisit që gjeneronte të ardhura multimilionëshe.
Të tre të dënuarit ranë në prangat e policisë më 4 korrik të këtij viti. Dënimin më të rëndë me 12 vite burg e mori 22 vjeçari Ariolt Kuka. Ai u ndalua me 15 kg kokainë të cilësisë së lartë, që e transportonte me një çantë teksa udhëtonte me një taksi. Lënda narkotike që ai transportonte, kishte një vlerë tregu prej rreth 1.5 milionë euro. Atë e kishte marrë në një ndërtesë në periferinë perëndimore të Londrës. Gjatë transportit të drogës, Kuka ishte ndihmuar nga 24-vjeçari Sandër Lleshi, i cili u dënua me 6 vjet e 8 muaj. Nga kontrollet e mesazheve dhe bisedave telefonike, hetuesit zbuluan se rol në transportin e drogës kishte edhe shqiptari tjetër, 23 vjeçari Marian Deda për të cilin gjykata vendosi 3 vite burg. Ariolt Kuka kishte rol drejtues në strukturën e trafikut të drogës. Sipas mediave britanike shqiptarët kishin mbërritur të tre në Britani, të fshehur në një kamion si klandestinë. Hetuesve u kishin thënë se ishin përfshirë në trafikun e drogës për të ndihmuar me para familjet e tyre në Shqipëri. Ata kishin aplikuar për azil, kërkesë e cila është ende në përpunim nga autoritetet.
KOHA JONË SONDAZH