Gjykata e Lushnjes lë në burg pa afat 71 vjeçaren, e cila vrau djalin

Gjykata e Lushnjes lë në burg pa afat 71 vjeçaren, e cila vrau tre ditë më parë djalin. E moshuara ka pranuar se e ka vrarë djalin e saj, ndërsa ka konfirmuar se nuk i duronte dot vuajtjet që i shkaktonte ai. "Burg pa afat" është masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Lushnjes, për të moshuarën e cila tre ditë më parë i mori jetën të birit.

Mësohet se 71 vjeçarja Hatixhe Ahmetaj do të qëndrojë në burg, në vijim të hetimeve për vrasjen e djalit të saj 38 vjeçar, Pëllumb Ahmetaj. Ajo ka pranuar mbytjen me litar të djalit, duke thënë se nuk i duronte dot më vuajtjet që i shkaktonte ai e ndërsa nga hetimet dyshohet se është përdhunuar nga djali i saj kohë më parë, por nuk e kishte denoncuar. Hatixhe Ahmetaj jetonte vetëm me djalin e saj Pëllumb Ahmetaj, i cili dyshohet se ishte përdorues droge dhe alkooli. Kujtojmë këtu se pas vrasjes, ajo e ka mbajtur për afro 12 orë kufomën në shtëpi.

SHKARKO APP