Gjykata e Romës anullon prapë zbatimin e Marrëveshjes Meloni-Rama

Nuk ndalojnë sulmet në Itali ndaj kryeministres Meloni për Marrëveshjen me kryeministrin shqiptar.

Gjykata e Romës anuloi sërish paktin Rama-Meloni. Edhe grupi i dytë prej 8 refugjatësh nga Bangladeshi dhe Egjipti do të kthehen sërish në Lampedusa.

Vendimi i qeverisë Meloni që ndryshoi listën për “vendet e sigurta” disa ditë më parë nuk konsiderohet ende i ligjshëm, sepse sipas gjykatësve të Romës, duhet përshtatur me listën e Bashkimit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë do të pyetet Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ndaj seksioni i emigracionit e ka pezulluar vendimin e mëparshëm të qeverisë së Melonit, që do të thotë se refugjatët do të bëjnë një xhiro tjetër, nga Shqipëria në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?