Gjykata e shpalli të pafajshëm, Prokuroria kërkon sërish 4 vjet burg për Shpëtim Gjikën

­Gjykata e Apelit ne Tirane pritet te vendose pas kerkeses se Prokurorise per shpalljen fajtor te kryetarit te Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, per akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”, per dy lejet e dhena per dy pallate ne Vlore.

Seanca e sotme vjen pas ankimimit te bere nga organi i akuzes, qe kerkon rrezimin e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare qe e shpalli Gjiken te pafajshem nga akuzat e ngritura ne adrese te tij. Sipas Prokurorisë së Vlorës, vendimi i dhënë është i pabazuar në ligj dhe i kërkon Apelit të Tiranës shqyrtimin e provave që sipas saj bëjnë fajtor Gjikën dhe dënimin e tij me 4 vjet burg.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë kërkon nga Gjykata e Apelit Tiranë shpalljen fajtorë të shtetasve Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj, të akuzuar për veprën penale të “fallsifikimit të dokumentave”, të personit që e ka për detyrë, kryer në bashkëpunim, dy herë, si edhe për shtetasit Blerdi Liçaj dhe Gentian Sherifaj, të akuzuar për veprën penale të “fallsifikimit të dokumentave” thuhet ne kerkesen e saj. Sipas saj, Prokuroria e Vlorës e vlerëson tërësisht të pabazuar në ligjin procedurial dhe material penal vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, e cila i shpalli të pafajshëm shtetasit e mësipërm. Për prokurorinë e Vlorë, vendimi i gjykatës së shkallës së parë është rrjedhojë e vlerësimit të gabuar të provave të administruara gjatë procesit gjyqësor duke mos i cmuar ato në mënyrë të drejtë. Vendimi per pafajesine Në vendimin e argumentuar, gjyqtari Arben Micko shprehet se prokuroria nuk arriti ta bindë gjykatën dhe të provojë akuzën e ngritur ndaj të pandehurve. “Gjatë gjykimit nga akuza nuk u paraqit asnjë provë e drejtpërdrejtë që të vërtetonte faktin se në procesverbalet e mbledhjeve të KRRTsë, të datave 24.03.2010 dhe 15.07.2010 janë bërë shtesa nga të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardha”, thuhej në vendim.

Sipas gjykatës, në të dyja procesverbalet e mbledhjes së KRRTsë rezulton të jenë nënshkruar në fund jo vetëm nga të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardha, por nga të gjithë të pranishmit në mbledhje, anëtarë të KRRTsë. “Nuk mund të konkludohet se procesverbali është falsifikuar nisur nga fakti se në pasqyrimin e vendimit për dhënien e lejeve të dy pallateve, largësia midis rreshtave të shkrimit është më e vogël se në krahasim me rreshtat e tjerë të shkrimit të të njëjtin procesverbal”, argumentonte gjykata. Po sipas gjykatës, aktekspertimet e paraqitura nga akuza nuk vërtetojnë falsifikimin, faktin se “shtesat” në fund të protokollit të jenë kryer në një kohë të mëvonshme nga data e mbledhjeve të KRRTsë. SHKELJA ADMINISTRATIVE Në vendimin e argumentuar gjykata pranon mosrespektimin e procedurave në lëshimin e lejeve të ndërtimit nga ana e të pandehurit Gjika, por sipas gjykatës, shkelja është administrative. Sipas gjykatës, akuzat e ngritura ndaj Gjikës dhe Dardhajt jo vetëm që nuk provohen, por edhe ato që provohen (sikundër është mosrespektimi rigoroz i procedurave ligjore në lëshimin e lejeve të ndërtimit) përbëjnë shkelje me karakter administrativ dhe jo penal.

Prokuroria e Vlorës ka paraqitur pranë Gjykatës së Apelit, të cilës i kërkon shpalljen fajtor dhe dënimin, si më poshtë:

Shpëtim Gjika 4 vjet burg dhe 3 vjet burg heqje e të drejtës për ushtrimin e funksioneve publike

Eleni Dardhaj 3 vjet burg dhe 3 vjet burg heqje e të drejtës për ushtrimin e funksioneve publike

Gentian Sherifaj 2 vjet burg

Blerdi Liçaj – 2 vjet e 6 muaj burgim .

SHKARKO APP