Gjykata e Tiranës: Dy vjet burg kreut të Bashkisë Kamzës, Zhelal Mziu

Partia Demokratike e ka propozuar sërish si kandidat për bashkinë Kamëz. Por Gjykata e Tiranës e ka dënuar sot me me dy vjet burg Kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu i vënë nën akuzë “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.   Vendimi është marrë ditën e sotme, ku krahas të tjerave Gjykata me vendimin e marrë ka kërkuar që Mziut t'i hiqet e drejta e ushtrimit të fuknsioneve publike.  Në të njëjtën kohë Gjykata ka dënuar me nga 6 muaj burg edhe dy specialistët e Bashkisë Kamëz, Drejtorin e Tatimeve në këtë bashki Bujar Loshi dhe juristin e bashkisë Atlis Hotin, që të dy të akuzuar për “shpërdorim detyre”.

SHKARKO APP