Gjykata e Tiranës e dënon me 30 mijë lek kundëradmiralin Kristaq Gërveni

Gjykata e Tiranës dënon me 30 mijë lekë të rinj kundëradmiralin Kristaq Gërvenin, me akuzen “për pranim të favoreve të ushtarakut”. Pas vendimit të trupës gjykuese, avokati i Gërvenit paralajmëroi apelimin e vendimit me pretendimin se klienti i tij nuk ka kryer asnjë vepër penale. “Do ta apelojmë vendimin e gjykatës. Gërveni nuk ka kryer asnjë vepër penale, do të kërkojmë pafajësi” tha ai. Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar gjashtë muaj burg për Kristaq Gervenin, ish- përfaqësues Ushtarak në misionin e NATO-s,me akuzën e “pranimit të favoreve nga ushtaraku”, parashikuar nga neni 72 i Kodit Penal  Ushtarak. Gjatë dy takimeve bilaterale të delegacioneve të zhvilluara në NATO, Kristaq Gerveni akuzohet se ka mbajtur veshur shenja dalluese të Gardës ushtarake të Admiralit, në kundërshtim me ligjin, në një kohë që ai mbate gradën kunderadmiral, sipas dekretit të Presidentit në vitin 2009

SHKARKO APP