Gjykata e Tiranës i heq masën e sigurimit “pezullim nga detyra” Artan Shkëmbit, ish-zv.drejtorit të OFL

Gjykata e Tiranës i ka hequr masën e sigurimit “pezullim nga detyra” Artan Shkëmbit, ish zv.drejtorit të OFL.

Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës për shkak të përfundimit të afatit 6 mujor.

Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”.

Tre javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka “korrupsion”.

SHKARKO APP