Gjykata i jep të drejtën mjekut Edvin Prifti t’u japë mësim studentëve
Aktualitet E Mërkurë, 26 Maj 2021 12:30
Edvin Prifti i është pezulluar e drejta e ushtrimit të profesionit të mjekut deri në përfundim të hetimeve, por duket se do të ushtrojë atë të mësimdhënies. Ai po hetohet me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, por kjo nuk ka penguar Apelin e Gjykatës Speciale kundër Korrupsioni që t’i japë të drejtën e ushtrimit të profesionit tjetër si mësimdhënies në Universitetin e Mjekësisë.