Gjykata i rrëzoi planin për azilkërkuesit, reagon kryeministri Sunak: E vendosim ne, jo bandat

Placeholder Image

Një vendim historik është ajo që Gjykata e Apelit në Londër ka marrë, pasi ka vendosur që politika e qeverisë britanike për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda është e paligjshme. Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman është pozicionuar kundër emigrantëve shqiptarë, madje ka përdorur edhe një gjuhë diskriminuse ndaj tyre.

Lordi Burnett i tha gjykatës se dy nga tre gjyqtarët arritën në përfundimin se mangësitë në sistemin e azilit në Ruandë nënkuptonin se ekzistonte një “rrezik real” për azilkërkuesit dhe më pas të përballeshin me persekutim ose ndonjë tjetër trajtim çnjerëzor atje. Qeveria e Ruandës ka kundërshtuar vendimin e gjykatës së Lartë.

Edhe kryeministri Rishi Sunak nuk është dakord. Teksa theksoi se e respekton vendimin e gjykatës, ai shtoi se do ta apelojë vendim.

”Ruanda është një vend i sigurt. Politika e kësaj qeverie është shumë e thjeshtë, është ky vend dhe qeveria që duhet të vendosë se kush do të vijë këtu, jo bandat kriminale. Dhe unë do të bëj gjithçka që është e nevojshme për ta bërë këtë”, tha Sunak. Kryeministri është zotuar të ndalojë me çdo kusht emigracionin e paligjshëm, me fokus të veçantë te të ardhurit nga Shqipëria.

SHKARKO APP