Gjykata italiane liron biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku

 

Gjykata italiane ka liruar sot (20 prill) bisnesmenin shqiptar Gëzim Sollaku. Ai u arrestua më 14 prill për pastrim parash.  Ai është pronar i disa restoranteve dhe kompanish ndërtimi në qytetin e Brescia-s. Zotëron gjithashtu edhe një ekip futbolli, “Darfo”, që luan në kategoritë e ulëta. Veç pastrimit të parave, ndaj tij rëndonin edhe akuza të tjera si grabitje apo mashtrim. Në Itali ai njihej edhe me emrin “Talebani” apo “Zimi”. 10 persona të tjerë u arrestuan bashkë me biznesmenin shqiptar. Dy të tjerë u lanë në arrest shtëpie, të gjithë si anëtarë të një organizate mafioze që vepronte në zonën e Cremona –s. Sallaku mësohet se ishte arrestuar edhe në vitin 2002 në lidhje me trafikimin e disa makinave luksoze që vidheshin në Itali dhe shiteshin në Shqipëri. 

Ndëkohë një vendim i gjykatës së Cremonas në 20 prill e ka liduar ate nga akuzat. 

SHKARKO APP