Gjykata jep vendimin për 10 nga të akuzuarit për Bankën e Shqipërisë

Gjykata e Tiranës  ka dhënë vendimin ndaj 10 ish-zyrtarët e Bankës së Shqipërisë duke i shpallur ata fajtorë dhe duke i dënuar me burg.

Në këtë mënyrë u mbyll gjykimi në shkallën e parë të Gjykatës së Lartë për 10 personat të cilët ishin nën akuzën për shpërdorim detyre, në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit.

Akuzë të cilën ata e pranuan duke përfituar kështu edhe gjykimin e shkurtuar që do të sjellë ulje të dënimit për ta.

Gjykata ka vendosur për:

Dorian Çollakun 1 vit burg,

Myzejen Belba 1.4 vite burg,

Bashkim Xhilaga 1.4 vite burg, liri me kusht për arsye shëndetësore,

Liljana Tusha 1.4 vite burg,

Lavdim Cani 1.4 vite burg

Dhimitër Davidhi 1.6 vite burg,

Bahri Allushi 1 vit burg

Gentjan Jahja 8 muaj burg,

Fatbardha Gurthi 8 muaj burg,

Mehdi Marku 1 vit burg

Nga ana e saj Prokuroria e Tiranës në pretencën e paraqitur ka kërkuar 56 vite burgim në total për 10 të pandehurit, ku kërkoi thuajse burgime të njëjta për 10 të pandehurit.

Pretenca e kërkuar nga  56 vite burg për 10 të pandehurit:

Dorian Çollakun, 6 vite burgim

Bashkim Xhilagën, 6 vite burgim

Myzejen Belbën, 6 vite burgim

Lavdim Canin, 6 vite burgim

Liljana Tushën, 6 vite burgim

Dhimitër Davidhi, 6 vite burgim

Bahri Allushin, 5 vite burgim

Gentjan Jahjën, 5 vite burgim

Fatbardha Gurthi, 5 vite burgim

Mehdi Markun, 5 vite burgim

SHKARKO APP