“Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për lirimin e Veliajt”/ Avokati Plarent Ndreca: Nëse e rrëzon kërkesën, e dërgojmë në Strasburg
Avokati i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese duhet të pranojë kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.
Ndreca u shpreh se në këtë mënyrë, Kushtetuesja i jep efektivitet vendimit të saj të mëparshëm për ta rikthyer kryebashkiakun Veliaj në detyrë.
“Ne shpresojmë shumë që jo vetëm për këtë rast, por për çdo rast, madje përtej rastit individual, ne si vend duhet të ndalojmë proceset brenda sistemit tonë në mënyrë që të tregojmë pjekuri institucionale dhe pjekuri të procesit gjyqësor.
Në rastin e zotit Veliaj, ne shpresojmë shumë dhe duhet me patjetër, ashtu si në rastin e parë, Gjykata Kushtetuese e tregoi pjekurinë e vet institucionale dhe ndërhyrjen për rikthimin e zotit Veliaj në detyrë, unë mendoj se edhe në këtë rast, Gjykata Kushtetuese, duhet t’i japë efektivitet vendimit të saj.
Sepse nga njëra anë thotë që duhet të shkosh në detyrë, dhe nga ana tjetër nuk ka kuptim që vetë po kjo gjykatë të thotë që jo, mund të qëndrojë dhe prapa hekurave”, u shpreh Ndreca.
KOHA JONË SONDAZH

