Gjykata Kushtetuese nuk shkarkoi Presidentin, ja si kanë votuar shtatë anëtarët e saj
Zbardhet votimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët vendosën të mos shkarkojnë Presidentin Ilir Meta.
Mësohet se 6 prej anëtarëve të Kushtetueses kanë votuar pro rrëzimit të vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Kreut të Shtetit.
Vetëm një prej anëtarëve votoi për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Vendimi
“Në lidhje me shkaqet për të cilat Kuvendi ka vendosur shkarkimin e Presidentit, Gjykata Kushtetuese, pasi përcaktoi elementet objektive të “shkeljes së rëndë të Kushtetutës” të parashikuar në nenin 90, pika 2, të Kushtetutës, si dhe vlerësoi kërkesën e nenit 90, pika 3, të Kushtetutës për të vërtetuar fajësinë e Presidentit, arriti në përfundimin se:
-Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 86, pika 1, dhe nenit 89 të Kushtetutës, nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.
-Nuk ka shkelje të rëndë të nenit 88, pika 3, të Kushtetutës, pasi:
– Faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.
– Faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
– Faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
– Faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
– Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 94 të Kushtetutës nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.
KOHA JONË SONDAZH

