Gjykata lë në burg dy motrat tutore, nuk pranojnë akuzat

Në senacën e sotme, ndaj dy motrave Qama nga Skrapari, ju dha vendimi nga ana e Gjykatës të Krimeve të Rënda “arrest me burg”. Ato u arrestuan në pikën kufitare të Morinës për trafik të qenieve njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni.

E njëjta masë është edhe për djemtë e grupit të trafikut Ardit Shmilin dhe Ledian Gjonin, ndërsa për taksistin Zamir Hodo ka dhënë “detyrim paraqitje”. Asnjëri nga katër të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzën para trupit gjykues.

Motrat Armonela dhe Ina Qama bashkë edhe me dy djemtë, u arrestuan në pikën kufitare të Morinës, teksa tentonin të kalonin kufirin bashkë me dy vajza që do ti dërgonin në gjermani për qëllime prostitucioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime zyrtare bëjnë me dije se në kuadër të operacionit ‘Rekrutimi’, motrat I. Qama dhe A. Qama, 23 dhe 25 vjeçe, nga Skrapari, ushtronin prostitucionin në një lokal tallava në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, kundrejt shumës 30-100 mijë lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, vajzat u njohën me 3 djemtë, Zamir Hodo, Adrit Shmilli dhe Ledjan Gjoni, të cilët iu gjenin 2 motrave, klientë dhe fitimet i ndanin bashkë. Policia ra në gjurmë të këtij grupi, pasi rezulton se 3 djemtë kanë trafikuar dhe një vajzë tjetër shqiptare në Gjermani. Materialet u referuan te Krimet e Rënda, por dosja nuk u pranua.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?