Gjykata lë në burg Erjon Goxharën

Është lënë në burg polici që plagosi me armë 45-vjeçarin, Lorenc Kosta. Erjon Goxhara u shfaq i heshtur pas kafazit të xhamit, teksa priste vendimin.

Avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rëndë psiqike. Deri në këto momente, Goxhara po hetohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë të dytën deri në momentin që do të provohet nëse arma e përdorur është e shërbimit ose jo. Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psiqike.

Disa ditë pas plagosjes me armë zjarri, ai u vetëdorëzua në polici ku deklaroi ndër të tjera se nuk kishte si qëllim për ta vrarë.

SHKARKO APP