Gjykata lë në burg shoferin e dehur që vrau minorenët

Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Nikolla Radaçi, shoferi i cili në gjendje të dehur përplasi për vdekje me automjetin e tij tre të mitur në Spitallë të Durrësit. Dy prej tyre fatkeqësisht humbën jetën, ndërsa i treti, ndonëse i shpëtoi vdekjes, ka marrë dëmtime të rënda.

Në sallën e gjyqit, 57-vjeçari me kokën ulur nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim dhe aq më pak justifikim. Kjo është një nga ato seanca të rralla gjyqësore ku i akuzuari nuk ka guxuar të mbrohet, duke pranuar vendimin.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura nuk ishte i pranishëm asnjë nga familjarët e autorit të kësaj tragjedie, ndërsa edhe avokatja u caktua kryesisht nga shteti. Gjykimi dhe marrja e dënimit përfundimtar është çështje kohe për Radaçin. Pendimi i tij mund të shërbejë vetëm si një apel ndërgjegjësimi për drejtuesit e tjerë të automjeteve dhe përgjegjësinë që duhet të kenë kur janë pas timonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?