Gjykata lë në burg Ylli Zallën: S’kam lidhje me atentatin e Rinasit, jam përgojuar kot

Ylli Zalla, i cili u arrestua dy ditë më parë në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Ai ka mohuar përfshirjen në atentatin e Rinasit ku u vranë Gilmando Dani e Muçi Shaljani, ngjarje për të cilën ishte i dyshuar në fillim, duke thënë se “është përgojuar kot.” Ekspertiza e kryer më vonë nuk tregoi lidhje të Zallës me atentatin. Gjithashtu, Zalla ka pretenduar se armët e gjetura në banesën e tij s’i përkasin atij.

Zalla u kap të hënën, i fshehur në një ndërtesë rreth 500 metra larg shtëpisë së tij, i armatosur me një kallashnikov dhe tre krehra me fishekë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?