Gjykata liron dy protestuesit që goditën me vezë makinën e Ramës
Gjykata Penale ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e Edison Likës dhe Fatjon Rrapajt, të cilët u ndaluan nga policia pas incidentit me hedhjen e vezëve në drejtim të automjetit të kryeministrit Edi Rama.
Sipas vendimit të gjykatës, veprimi i dy të rinjve nuk përbën akt dhune, argument ky që ka shërbyer si bazë për vlerësimin e ligjshmërisë së ndalimit të tyre.
Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj u shoqëruan nga policia pas incidentit, i cili tërhoqi vëmendjen për shkak se kishte në shënjestër automjetin e kreut të qeverisë.

