Gjykata liron Ervis Martinaj, i arrestuar për ngjarjen në ish-Bllok

Ervis Martinaj, i vetmi që qëndronte në burg pas vrasjes që ndodhi në 4 tetorin e vitit të shkuar në zonën e ish-Bllokut dhe tronditi Tiranën, u la i lirë. Avokati i tij ka deklaruar se prokuroria nuk ka asnjë provë kundër Martinaj, porse ai është ndaluar gabimisht.

Vendimi për lirinë e tij u dha nga Gjykata e Tiranës. Martinaj e la burgun në këmbim të një garancie pasurore prej 50 milionë lekësh të vjetra. Gjyqtari që dha vendimin, Artan Gjermeni, e ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “liri në këmbim të garancisë pasurore” pas kërkesës së bërë nga mbrojtësit e Martinajt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?