Gjykata liron kreun e Tatimeve

Lirohet drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Shkodër.

Gjykata e Shkodrës e ka vlerësuar të paligjshmëm arrestimin e kreu të Tatimeve, Hysen Hysaj dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkaq, gjykata i ka ndaluar Hysaj largimin jashtë territorit shqiptar pa marrë autorizimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hysaj u ndalua katër ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organi i akuzës e akuzon atë për kreditim të paligjshmëm të TVSH-së.

Sipas Prokurorisë, Drejtori i Tatimeve i ka rimbursuar në mënyrë të paligjshme TVSH një subjekti në vlerë 10 mln lekë të reja, administrator i të cilit është djali i motrës së tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?