FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjykata liron nga qelia ish-zv.drejtorin e Kadastrës në Dibër

Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj ish-zëvendësdrejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Dibër, Danjel Gjura, duke urdhëruar lirimin e tij nga paraburgimi.

Vendimi është dhënë këtë të premte nga gjyqtarja Enkeleda Halilaj. Gjura u vetëdorëzua në Polici dy ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim si i dyshuar si pjesë e një skeme mashtrimi për tjetërsimi pronash.

Gjykata pranoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, të caktuar më 17 qershor 2026, me masat “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Gjura është urdhëruar të paraqitet të hënën e dytë të çdo muaji, në orën 12:00, pranë oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?