Gjykata mbyll dosjen për ndërtimin e ”Velierës”, punimet do vazhdojnë
Gjykata e Durrësit ka vendosur mbylljen e dosjes për ndërtimin e “Velierës”. Ky vendim u mor gjatë seancës së ditës së sotme, ku u vendos që punimet të vazhdojnë për ndërtimin e sheshit.
Ambientalistët që kanë qenë në Gjykatë, mes tyre dhe Sazan Guri, kanë kërkuar që qytetarët të ngrihen në protesta për të mos lejuar shkatërrimin e rrënojave antike në atë zonë. Pritet që ata të apelojnë vendimin në shkallët e tjera.
Prej gati tre vitesh shoqëria civile ka bërë disa protesta për të mos lejuar ndërtimin e Velierës, pasi sipass tyre, punimet do dëmtojnë murin antik të Durrësit që daton në shekullin e V para erës sonë.