Gjykata pezullon gjobën e Veliajt për PD-në

Gjoba që kryebashkiaku Erion Veliaj i vendosi Partisë Demokratike për protestën e 8 dhjetorit u pezullua. Kështu ka vendosur Gjykata Administrative e Tiranës, duke urdhëruar kështu ndalimin e çdo veprimi të bashkisë deri në gjykimin final të çështjes.

Veliaj gjobiti PD-në me rreth 16 milionë lekë të reja për dëmet e shkaktuara në protestën e 8 dhjetorit.

Sipas PD gjoba ishte politike, ndërsa prokuroria në bazë të ekspertizës zbuloi se shkrimi i punonjësit të Policisë Bashkiake ishte i falsifikuar.

Menjëherë pas bërjes publike të gjobës ishte vetë punonjësi i Policisë Bashkiake, Besim Karaj që denoncoi publikisht se shkrimi i tij ishte falsifikuar.

Më pas ai bëri kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës.

SHKARKO APP