Gjykata: Propagandë pro ISIS në shkollë, arrest me burg për mësuesen në Shkodër

Gjykata e Shkodrës lë në arrest me burg Emine Alushin, mësuesen e cila u arrestua pas një videoje ku ajo gjatë një ore mësimi, debaton me nxënëset duke bërë deklarata në favor të organizatës famëkeqe ISIS dhe ish-kreut të organizatës terroriste Al Qaeda, Bin Laden.

Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura në Gjykatën e Shkodrës paraditen e sotme.

Alushi,me profesion mësuese e Teologjisë,  u arrestua më 19 janar 2017   për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë transmetimit të një videoje në emisionin investigativ “Stop”, ku shtetasja në fjalë gjatë një ore mësimi, debaton me nxënëset duke bërë deklarata në favor të organizatës famëkeqe ISIS dhe ish-kreut të organizatës terroriste Al Qaeda, Bin Laden.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?