Gjykata rikthen në detyrë sekretarin e përgjithshëm të bashkisë, Alban Dokushi
Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm urdhrat e lirimit nga detyra.
Dokushi u shkarkua nga detyra më 20 mars të vitit të kaluar me urdhër të kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.
Sipas gjykatës, shkarkimi është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, duke përbërë një shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe procedurale. Vendimi gjyqësor ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm për zbatim, duke rivendosur plotësisht gjendjen juridike të mëparshme.
KOHA JONË SONDAZH

