Gjykata rrëzon Byronë Kombëtare të Hetimit. Bie ndesh me Kushtetutën

 

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin për ngritjen  e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas vendimit të saj  ligji për Byronë e Hetimit është antikushtetues.

Ngritja e Byrosë së Hetimit ishte pjesë e ligjit për Policinë e Shtetit. Partia Demokratike e kundërshtoi këtë ligj duke e quajtur atë antikushtetues dhe  ankimoi ngritjen e Byrosë në gjykatë.

Gjykata vendosi shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit (nenet 27-36) të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”.

SHKARKO APP