Gjykata rrëzon KLD për Ina Ramën

 

Shkalla e Apelit e Gjykatës Administrative ka dhënë verdiktin e saj: Ish-prokurorja e Përgjithshme Ina Rama do të kthehet në Gjyqësor. Gjykata e apelit ndryshoi vendimin e marrë në shkurt të vitit 2014 nga ana e Këshillit të Lartë Të drejtësisë, i cili ndaloi Ina Ramën që të mos ushtronte profesionin e saj të mëparshëm si Gjyqtare Civile në Gjykatën e Apelit.

Ish-prokurorja Ina Ram kishte kërkuar rikthimin e saj në Gjykatën e Apelit, post që ka mbajtur para se të emërohej në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Anëtarët e KLD që votuan pro rikthimit të zonjës Rama si gjykatëse Civile në gjykatën e Apelit në kryeqytet kanë qenë ministri i drejtësisë, Nasip Naco, kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezahir Zaganjori, Dritan Hallunaj, Sokol Como dhe Dritan Caka.

Tetë anëtarët të cilët në atë kohë rrëzuan me shumicë votash kërkesën e Ina Ramës për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë, kanë agumentuar se znj. Rama duhet ti nënshtrohet më parë një konkurimi si të gjithë gjykatësit e tjerë.

SHKARKO APP