Gjykata rrëzon marrëveshjen Rama-Meloni: Refugjatët të kthehen në Itali

Kur u deshën shumë muaj që të vinin 16 refugjatë, por që sot një gjykatë italiane ka vendosur që refugjatët që kanë ardhur dhe do të vijnë në Gjadër, duhet të kthehen menjëherë në Itali, edhe pse kërkesa e tyre për azil në vendin fqinj është refuzuar.

Pas vendimit të Gjykatës së Romës, 12 refugjatët nga kampi i Gjadrit do të nisen drejt portit të Vlorës dhe më pas për në Itali. Refugjatët nga Egjipti dhe Bangladeshi, do të transferohen drejt Vlorës, nga ku më pas do të realizohet edhe kthimi në Itali.

Sipas marrëveshjes Rama-Meloni, në vendin tonë do të dërgohen azilkërkues meshkuj, pa familje, dhe nëse kërkesa e tyre për azil do të refuzohet, do të kthehen në vendin e origjinës; nëse u pranohet, do të dërgohen në Itali.

Gjykata vendosi që ata të kthehen në Itali, ku do të kenë 14 ditë kohë për të apeluar vendimin, duke mos lejuar që ata të presin vendimin e dytë nga kampi i Gjadrit. Vendimi i gjykatës e bën të pavlefshme marrëveshjen Rama-Meloni, pasi të gjithë azilkërkuesit do të duhet të presin vendimin për ta në territorin italian dhe jo në Shqipëri. Qendrat e ndërtuara këtu, sipas “La Repubblica”, mund të mbesin bosh që sonte.

SHKARKO APP