Gjykata urdhëron sekuestrimin e 3.3 milionë eurove të Fazlliçit

 

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Bankës së Tiranës për sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit Damir Fazlliç. Kjo e fundit e ka pranuar kërkesën e bankës duke leshuar “urdhrin e ekzekutimit për Kontratën per Kredi Afatmesme lidhur midis “Banka e Tiranës” sh.a dhe Shoqerise “Crown Acquisitions” sha, ne shumen totale prej 465,439,220.97 leke.

Sipas “Mapo”, Damir Fazlliç nuk i ka paguar bankës paditëse huanë prej 3.3 milione eurosh qe i ka marrë. Nga detajet e çështjes të rregjistruar më 31 mars 2015, mësohet se paditësi Banka e Tiranes ka paditur  kompaninë Crown Acquisitions sha, e cila rezulton në pronësi të biznesmetit Damir Fazlliç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për një urdhër ekzekutimi mbi që ka për objekt “Leshimin e urdherit te ekzekutimit per kontrate per kredi afatmesme. Vendimi per leshimin e urdhrit te sekuestros është dhene nga gjyqtarja Kace Agolli. Pak kohë më parë edhe një bankë tjetër shqiptare kishte ngritur të njëjtën padi ndaj Fazlliçit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?