Gjykata, vendimi: 35 vjet burg për Kostandin Xhuvanin

Gjykata e Tiranës jep  vendimin përfundimtar për Kostandin Xhuvanin, autori i masakrës me katër viktima në lokalin e natës “Ante Grand” në rrugën e Elbasanit në Tiranë me 4 nëntor 2014. Plot 35 vjet burg.

Prokuroria e Tiranës paraqiti konkluzionet përfundimtare duke kërkuar deklarimin e fajshëm të të pandehurit Xhuvani dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Teksa në seancën gjyqësore të një dite më parë, i pandehuri ka kërkuar nga trupi gjykues ta gjykojnë drejt çështjen në ngarkim të tij, duke u justifikuar se ka vepruar në gjendje jo të mirë mendore, mëngjesin e krimit.

“Kërkoj ta gjykoni drejt çështjen dhe të merrni parasysh rrethanat në të cilat kam kryer veprimet”- ka thene Xhuvani.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm, dënimi përfundimtar i Xhuvanit shkon në 35 vjet heqje lire.

Xhuvani akuzohet si autor i vrasjes së shtetasve Edison Jaho dhe Enea Xhaji, pas një grindjeje të çastit në ambientet e një lokali nate në Rrugën e Elbasanit.

Nga të shtënat me armë zjarri humbën jetën edhe shtetasi Arbër Demiraj, si dhe shtetasi italian Xhanpaolo Azzolo, i cili ndërroi jetë në spital.

 

SHKARKO APP