Gjykimi i shkurtuar dhe lirimi me kusht, shpresa e të burgosurve
Lirimi me kusht apo gjykimi i shkurtuar janë procedura ligjore nga të cilat kanë përfituar njerëz të njohur të botës të krimit, të akuzuar për vepra të rënda penale. Rasti i Dritan Dajtit, akuzuar për vrasjen e 4 policëve dhe i dënuar me vendim të formës së prerë me 25 vite burg është vetëm njëri prej tyre.
Gjykata e Korçës do të lironte Gerd Gjinararin, akuzuar për vrasjen e Naim Zyberit në një spital në Milano në vitin 1997. Gjykata italiane do ta dënonte me burgim të përjetshëm, vendim i cili u prish nga gjykatat shqiptare.
Në 29 janar 2015 gjykata e Tiranës do të pranonte gjykimin e shkurtuar edhe për Kostandin Xhuvanin. Ai u gjet fajtor për vrasjen e 4 personave në një lokal në Tiranë, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar u dënua përfundimisht me 35 vite heqje lirie.
Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha i arrestuar për laboratorin e kokainës në Xibrak përfitoi nga lirimi me kusht duke dalë nga qelia në shtator të 2018-ës gati tre vite pas arrestimit. Pjesa tjetër e grupi të “Xibrakës” përfituan nga gjykimi i shkurtuar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, kërkesë e cila ishte refuzuar nga Shkalla e Parë.
KOHA JONË SONDAZH

