FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjyq dhe protestë më 3 mars, Gjikondi: Berisha po ushtron presion

Juristja Brizida Gjikondi, flet për protestën që do të mbahet më 3 Mars nga Sali Berisha, ditë kur pritet që gjykata të vendosë për vulën e PD-së.

Ajo tha se është e papranueshme që një lider politik të ushtrojë presion kaq hapur ndaj gjyqësorit. Sipas saj, Gjykata e Apelit mund ta rikthejë sërish çështjen për rigjykim.

“Gjyqi është në 3 mars dhe është skandaloze që ne si shqiptarë, të pranojmë që një lider politik, si dhe deputet, të shkojë në mënyrë të hapur dhe t’i bëjë presion gjyqësorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për mua, thjesht ajo protestë dhe ajo që bën ai, tregon se do ta marrë me çdo formë vulën e PD”, tha ajo duke shtuar se Berisha nuk ka mbështetje nga populli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?