Gjyqi Balla-Basha, avokati: Kreu i grupit të PS nuk fakton pafajësinë
Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës, ku ky i fundit akuzohet për shpifje. Kreu i grupit parlamentar të PS, nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa përfaqësohej nga avokati i tij.
Edhe kreu demokrat përfaqësohej nga avokati Gazmend Bardhi, i cili tha se nuk ka prova apo dëshmi për të mohuar akuzën e bërë nga Basha për 3.4 mln eurot në Toyota Yaris.
”Balla ka ngritur akuza për shpifje, por nuk fakton pafajësinë e tij. Numri 2 i PS nuk ka porva për shpifjen që pretendon, pasi ai është i përfshirë në 3,4 milion eurot e kapura në portin e Durrësit. Basha është njoftuar nga burime të tij për ardhjen e 3.4 milionë eurove në pronësi të një zyrtari të lartë për mazhorancën”,-tha Bardhi.
KOHA JONË SONDAZH

