Gjyqi ndaj Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës, seanca shtyhet për të gjashtën herë
Për të gjashtën herë Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka zhvilluar dot seancën për ish ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe ish Drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela.
Shkak është bërë mungesa e njoftimit sipas procedurës së ish ministrit.
Pas daljes nga seanca avokati Maks Haxhia mohoi se po shfrytëzohen procedurat për shtyrjen e procesit pasi sipas tij, ata kërkojnë pafajësi dhe nuk i intereson zgjatja e procesit.
Ndërkohë në seancë u paraqiten edhe avokatët mbrojtës së Jaeld Çelës, i cili ndodhet i arrestuar pas vetëdorëzimit tre javë më parë. Jaeld Cela dhe ish ministri Sajmir Tahiri u shpallën fajtor nga gjykata e shkallës së parë për krimet e rënda për shpërdorim detyre ndërkohë që prokuroria kërkoi dënimin për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Për Tahirin dënimi u konvertuar ne 3.5 vite ne shërbim prove ndërsa për Jaeld Çelën dënimi me 5 vite burg.