Gjyqi për zhdukjen e Pregnës, Rexhepi flet në gjyq: Kam prova

Dritan Rexhepi, i akuzuar si porositësi i rrëmbimit të Jan Prengës, ka mohuar të ketë njohje me një nga të bashkëpandehurit e tij, Gentian Funiqin.

Gjatë seancës së zhvilluar këtë të enjte, Rexhepi është shprehur: “Nuk e njoh, se kam parë ndonjëherë në jetën time Gentian Funiqin. Do ia faktoj këtë prokurorëve, me prova, në vijim”. Gjatë seancës avokatët e të pandehurve kanë kundërshtuar provat shkresore të paraqitura nga SPAK.

Dritan Rexhepi, i njohur edhe me emrin Gramoz u arrestua në nëntor të 2023-shit në një vilë në Stamboll, teksa përdorte një pasaportë të falsifikuar kolumbiane.

Shqipëria ishte në garë me 3 shtete të tjera për të bindur autoritetet turke për ekstradimin, përfshirë Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Ekuadorin.

SHKARKO APP