Gjyqtarë të mirë, profesionistë dhe jo hakmarrës si Vojsava Kola (Osmanaj)
Reforma në Drejtësi ka sjellë prokurorë dhe gjyqtarë të mirë dhe profesionistë, aspak inatçor dhe hakmarrës siç kishte dikur, apo që të marrin vendime se njohin fjala vjen avokaten e njerës palë.
E tillë është gjyqtarja e gjykatës së lartë, Vojsava Kola.
Vojsava Kola (Osmanaj) u lind më 6 Korrik 1982. Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Zonja Kola është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në korrik të vitit 2005, ku në përfundim të studimeve ka marrë titullin “Jurist”, me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 2007 ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera Shkollën e Magjistraturës, duke mbajtur titullin “Magjistrat Gjyqtar”. Gjatë periudhës 2021-2023 ka përfunduar studimet e nivelit të tretë, Master Ekzekutiv në Kriminalogji pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti Tiranë.
Prej tetorit 2007 – mars 2013 ka ushtruar detyrën e gjyqtares pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korcë. Në mars të vitit 2013 Zj.Kola ka punuar si inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në muajin nëntor 2016. Gjatë përiudhës nëntor 2016 – gusht 2023 ajo ka ushtruar detyrën e gjyqtares pranë Gjykatës së Apelit Shkodër/(sot) Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Gjatë ushtrimit të funksionit të gjyqtarit, ka marrë pjesë në disa trajnime të ndryshme të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës, në kuadrin e programit të trajnimit vazhdues, si dhe nga organizata të tjera brenda dhe jashtë vendit, në cilësinë e pjesëmarrëses dhe të ekspertes.
Zj. Kola ka një eksperiencë të gjatë edhe si pedagoge e jashtme në Fakultetin Kristal, dega Korçë si lektore e lëndës “E drejta e procedurës civile”, pranë Shkollë ë Lartë “Hëna e Plotë Beder” Fakulteti Juridik si lektore e lendës “E drejta e procedures civile”, pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Juridik si lektore e lendës “E drejta penale e pergjithshme”, etj. Gjithashtu ajo është angazhuar pranë Shkollës së Magjistraturës në programin e trajnimit vazhdues, në panelin e trajnerëve, në rolin e lehtësueses dhe ekspertes. Me vendimin nr.280, datë 10.12.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor është caktuar në pozicionin e “Gjyqtarit të Medias” për gjykatat e juridiksionit të Apelit Shkodër, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në datë 01.02.2023
Është njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze dhe italiane.
Me Dekretin nr. 185, datë 03.08.2023 të Presidentit të Republikës, është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Lartë.
Ndaj duhet marrë si shembull nga kolegët e saj. Edhe në drejtim të pasurisë së saj.